Mori ryshfet nga familjarët e të burgusorve, arrestohet një zyrtar në Burgun e Dubravës

Kronikë e zezë

Mori ryshfet nga familjarët e të burgusorve, arrestohet një zyrtar në Burgun e Dubravës

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një mbikëqyrës të lartë në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti dyshohet se ka marrë para nga familjarët e të burgosurve, për tu kryer favore të caktuara.

Siç njofton Policia, ai kishte marrë ryshfet rreth 1880 euro.

“Qendra Korrektuese, Istog 2022 – 2023. Me 30.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar në QK Dubravë (mbikëqyrës i lartë) nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke marrë ryshfet (rreth 1880 €) nga të burgosurit përmes familjarëve të tyre, për t’ju krijuar favore të caktuara. Njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe Gjykatën Themelore në Pejë kanë bastisur shtëpinë dhe objekte tjera pronë e të dyshuarit, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar|, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende në proces hetimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat