Gjendet një mjet i pashpërthyer në Deçan, intervenon KFOR-i

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Deçan, intervenon KFOR-i

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke prerë drunj në pyll në fshatin Jedov të Deçanit, të premten rreth orës 12, ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Sipas policisë, KFOR-i ka intervenuar me sukses në çminimin e mjetit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte në pyll duke prerë dru, kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësiti për çminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat