Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Fushë Kosovë, iu gjet marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Fushë Kosovë, iu gjet marihuanë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që njësitet policore në veturën (me targa të Shqipërisë) të cilën ishte duke e drejtuar, gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.44 gramë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat