Sekuestrohen para të falsifikuara në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen para të falsifikuara në Prishtinë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Është raportuar se drejtori i një kompanie private ka deponuar monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të  mëtutjeshme hetimore.

“Ankuesja kosovare, zyrtare e bankës ka raportuar se me datë 27.06.2023 drejtori i një kompanie private ka deponuar një sasi prej 2×1155 € monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të  mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat