Tetë persona të lënduar në një aksident trafiku në Kaçanik

Kronikë e zezë

Tetë persona të lënduar në një aksident trafiku në Kaçanik

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Provoli të Kaçanikut.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj  kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 4 femra kosovarë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat