I mituri në Fushë Kosovë, pasi sulmohet nga një i dyshuar, deklaron rrejshëm se i janë grabitur para

Kronikë e zezë

I mituri në Fushë Kosovë, pasi sulmohet nga një i dyshuar, deklaron rrejshëm se i janë grabitur para

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 13:30
Policia e Kosovës

Policia në Fushë Kosovë, sot në orët e hershme të mëngjesit (04:25) është njoftuar se një person mashkull-i mitur, kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi ishte sulmuar nga një i dyshuar te Stacioni Hekurudhor në F. Kosovë.

Viktima është sjellë në Stacionin Policor në F. Kosovë, i njëjti është intervistuar dhe në deklaratën e tij thotë se është sulmuar një person i panjohur rreth 20 vjeçar dhe se kishte mbetur pavetëdije.

Sipas viktimës atij i mungonin 50 euro e që dyshon se ia ka marrë sulmuesi. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti ‘Grabitje’.

Policia menjëherë ka filluar ta trajtojë këtë rast, ka mbledhur dëshmi e prova. Nga të gjeturat është ardhur te përfundimi se viktima ka bërë deklarim të rrejshëm kur e ka raportuar rastin ‘Grabitje’.

Nga hetimi i rasti është vërtetuar se viktima ka qenë në një aheng (dasmë) në Lagjen 29 në F. Kosovë. Aty ishte sulmuar nga i dyshuari. I ballafaquar me këto fakte viktima ka pranuar se ka inskenuar rastin e ‘Grabitjes’.

Policia në koordinim me prokurorinë ka ri-cilësuar rastin në ‘Lëndim i lehtë trupor’ karshi të dyshuarit që kishte sulmuar viktimën. Kurse, ndaj ‘viktimës’ është iniciuar rasti ‘Deklarim i rrejshëm’.

Të dyja rastet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat