Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prizren

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prizren

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të shtunë në Prizren, në rrugën për në Vlashnje.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ka konfirmuar Policia e Kosovës për median.

Rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën për në Vlashnje, në Prizren. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe tre persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në Emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se policia si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat