Aksident trafiku në Mazgit, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Mazgit, ka të lënduar

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku posa ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku si pasojë të paktën një person ka pësuar lëndime trupore.

Media ka siguruar një video ku shihet se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, pikërisht ku përfundon rruga me dy korsi, për shkak të punimeve që po vazhdojnë tash e disa vite në këtë magjistrale.

Siç shihet në video, të paktën një person është lënduar, ndërkohë ende nuk kanë arrit zyrtarët policor dhe autoambulanca.

Qytetarët janë ndaluar për t’i dal në ndihmë të aksidentuarëve. Kurse, ka nis të krijohen edhe kolona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat