Fjalët prekëse të vajzës së 61-vjeçarit që vdiq në aksidentin e rëndë në Lipjan

Kronikë e zezë

Fjalët prekëse të vajzës së 61-vjeçarit që vdiq në aksidentin e rëndë në Lipjan

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 07:42
Izjadin Krasniqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh të Lipjanit, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Dje u raportua se viktima e aksidentit është Izjadin Krasniqi 61-vjeçar.

Në momentin kritik, i ndjeri po drejtonte veturën e cila u përplas me një veturë që ndodhej e parkuar në atë pjesë.

Për vdekjen e tij tashmë ka njoftuar edhe familja Krasniqi, ndërsa akoma s’janë bërë me dije detajet e ceremonisë së varrimit.

“Me dhimbje te thellë ju njoftoj se ndërroi jete babi im, me i dashuri im, Izjadin Krasniqi, Allahu e shperbleft me xhehnet“, ka shkruar vajza e tij.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat