Tre persona raportojnë në Polici se njerëz të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpitë e tyre

Kronikë e zezë

Tre persona raportojnë në Polici se njerëz të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpitë e tyre

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Tre persona në Prizren kanë raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë kryer vjedhje.

Siç njofton Policia, personat e dyshuar kanë marrë para dhe stoli ari, rasti ka ndodhur ditë e shtunë.

“Prizren, 01.07.2023-22:00. Tre ankuesit meshkuj kosovar kanë raportuar se, gjersa ata nuk ishin në shtëpitë e tyre, person-a të dyshuar të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpitë e tyre dhe nga aty kanë vjedhur një sasi parash si dhe stoli ari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat