Goditet nga vetura një këmbësore në Vushtrri

Kronikë e zezë

Goditet nga vetura një këmbësore në Vushtrri

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Është goditur nga vetura një këmbësore në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Policia bën të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat