Përleshja në Burgun e Dubravës: Këta janë dy të burgosurit që u rrahën me njëri-tjetrin

Kronikë e zezë

Përleshja në Burgun e Dubravës: Këta janë dy të burgosurit që u rrahën me njëri-tjetrin

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Dje u raportua për një incident që ka ndodhur në Burgun e Dubravës, ku në një pavijon ka ndodhur një rrahje, në të cilën janë përfshirë dy të burgosur. Të njëjtit po dyshohen se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, për motive akoma të panjohura. Policia është vënë në dijeni për rastin, teksa media ka mësuar identitetin e tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të burgosurit e dyshuar për këtë rast janë Fahri Sylejmani dhe Kastriot Salihu, ndaj të cilëve është iniciuar rast për sherrin që shkaktuan brenda burgut.

Mësohet se palët kishin pasur mosmarrëveshje mes vete dhe më pas gjithçka dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike dhe si pasojë njëri nga ta ka marrë lëndime trupore, me ç’rast i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.

Në lidhje me përleshjen, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat