U rrahën mes vete – policia arreston tre persona në Pejë

Kronikë e zezë

U rrahën mes vete – policia arreston tre persona në Pejë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:45 në rrugën “Jeton Dedushaj”.

Pas përleshjes, gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një armë zjarri e cila është konfiskuar nga njësitë përkatëse policore.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat