Tri raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve në polici

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve në polici

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 10:48
Ilustrim

Vetëm tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Bardhos, Deçan dhe Dragobil.

Në rastin e parë, një ankuese ka raportuar në Policinë e Kosovës se një i dyshuar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Lidhur me këtë ngjarje në raportin 24-orësh është bërë e ditur se rasti është ende në hetime.

“Bardhosh 02.07.2023, 00:50/  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se në rastin e dytë një person është arrestuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima si pasojë e plagëve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Deçan 01.07.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Edhe në rastin e tretë, një person është arrestuar për dhunë në familje. Si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën, ku më pas e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast, prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

“Dragobil 01.07.2023-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat