Vjedhje grabitqare në Prizren: Hajni ia kap çantën me qindra euro e dokumente 32-vjeçarit dhe zhduket

Kronikë e zezë

Vjedhje grabitqare në Prizren: Hajni ia kap çantën me qindra euro e dokumente 32-vjeçarit dhe zhduket

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Kështu ka ndodhur edhe sot në rrugën ‘Zanat’, te ish-stacioni u trenit, në Prizren, ku viktimë është një 32-vjeçar.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima derisa po ecte rrugës është ballafaquar me një person, i cili ka arritur t’ia marrë çantën e krahut me të gjtha dokumentet personale, telefon e qindra euro.

Bazuar në dëshminë viktimës, i dyshuari me të kryer veprën është larguar me shpejtësi në këmbë në një drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar “Vjedhje grabitqare”, ndërsa veprimet tjera do ndërmerren posa të arrestohet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat