Të shtëna me kallashnikov në Pejë, Policia gjen predhën mbi një veturë

Kronikë e zezë

Të shtëna me kallashnikov në Pejë, Policia gjen predhën mbi një veturë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 07:43
Ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka raste kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe të hënën, në fshatin Vitomiricë të Pejës, por nuk dihet se kush i shkrepi.

Sinjali mëson se një qytetarë ka njoftuar Policinë se si pasojë e të shtënave me armë, një predhë ka përfunduar në veturën e tij, por fatmirësisht s’ka pasur të lënduar.

Burimet thonë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar predha, që dyshohen të jetë e armës që u përdor në rast, AK-47.

Sipas të njëjtave burime, momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por që hetimet kanë nisur me vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat