Sekuestrohen armё dhe municion në Vitomiricё

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armё dhe municion në Vitomiricё

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Armë dhe municion janë sekuestruar mbrëmë në Pejë.

Policia ka informuar se gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vitomiricё janë sekuestruar Njё armё e gjatё automatike cal:7.62 dhe njё karikator, njё armё e gjatё tipi mosberg cal:308 dhe njё dylbi e armёs, njё pistoletё Sig Sauer cal:9x19 dhe dy karikatorë, 47 fishekё cal. 7.62 mm, 27 fishekё cal 308 dhe 10 gёzhoja, 57 cal 9x19 dhe 30 gёzhoja dhe katёr fishekё cal 9mm.

Më datë 4 korrik 2023 rreth orës 19:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, kanё pranuar informacion se nё njё shtёpi private nё fshatin Vitomiricё-Pejё dyshohet se ka armё. Policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion, dhe me urdhёr tё prkurorit tё shtetit ka filluar njё hetim lidhur me rastin. Me udhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet “Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё.”. është bërë e ditur në komunikatë.

Sipas Policisë, i dyshuari gjendet jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat