Familjet Bajoku dhe Hajdari në Obiliq futen në sherr për pronë, babë e bir përfundojnë në Polici

Kronikë e zezë

Familjet Bajoku dhe Hajdari në Obiliq futen në sherr për pronë, babë e bir përfundojnë në Polici

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje të përfundojnë edhe tragjikisht, siç ndodhi së fundmi në Gjakovë, ku u vranë dy vëllezër. Të tilla raste zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku disa anëtarë të dy familjeve Bajoku dhe Hajdari, të cilët janë futur në sherr me njëri-tjetrin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se babë e bir nga familja Bajoku po dyshohen për kërcënimin e dy viktimave, po ashtu babë e bir nga familja Hajdari, si pasojë e mosmarrëveshje pronësore, që u bënë mollë sherri mes tyre dhe situata eskaloi.

Sipas informacioneve të para, mes dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë, por për shkak se të njëjtit s’janë marrë vesh, dy të dyshuarit i kanë kanosur viktimat, e madje është ekspozuar edhe një armë

Përballë kësaj situate, dikush nga familja ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e denoncuar atë që ka ndodhur, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë mbledhur informacionet e para për rastin.

Arma e gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin për të cilin dyshohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat