Arrestohen tre vetë për vrasje në tentativë në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre vetë për vrasje në tentativë në Podujevë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Të mërkurën janë arrestuar tre vetë si të dyshuar për vrasje në tentative në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor.

“Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor.

Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat