Zhduket një vajzë nga Plemetini i Obiliqit

Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë nga Plemetini i Obiliqit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Të martën një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia në Plemetin të Obiliqit dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Plemetin, Obiliq 04.07.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat