Kanoset një person në Fushë Kosovë, arrestohen dy të tjerë

Kronikë e zezë

Kanoset një person në Fushë Kosovë, arrestohen dy të tjerë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjti dyshohet se kanë kanosur një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:35, në Fushë Kosovë.

Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat