Një shtetas i huaj arrestohet për vjedhje në Aeroportin "Adem Jashari"

Kronikë e zezë

Një shtetas i huaj arrestohet për vjedhje në Aeroportin "Adem Jashari"

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 09:26
Aeroporti “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në qershor të këtij viti.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës 12.06.2023-09:41.  Lidhur me rastin me datë 05.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer vepre e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për raportim dhe bashkëpunim me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat