Tejkaloi shpejtësinë, shoferit i vendoset gjoba me 500 euro

Kronikë e zezë

Tejkaloi shpejtësinë, shoferit i vendoset gjoba me 500 euro

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Policia në Gjilan e ka gjobitur me 500 euro dhe i ka vendosur pesë pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 119 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50.

“Me këtë veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj  kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej 500 eurove, pesë pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej një viti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për raportim dhe bashkëpunim me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat