Në mëngjes i vidhet vetura qytetarit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Në mëngjes i vidhet vetura qytetarit në Prishtinë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar  se të enjten, në orët e hershme të  mëngjesit i është vjedhur vetura në Prishtinë.

Policia për këtë rast ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Deri më tash nuk ka të arrestuar për rastin dhe policia po i vazhdon hetimet.

“Prishtinë 06.07.2023-07:45.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat