Arrestohen dy burra dhe një grua për prostitucion në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy burra dhe një grua për prostitucion në Gjakovë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Të enjten në Gjakovë janë arrestuar dy burra dhe një grua si të dyshuar për veprën penale “marrje me prostitucion”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 01-02.012.2022-23:00. Me 06.07.2023 janë arrestuar tre të dyshuar, një femër kosovare, dhe dy meshkuj kosovarë nën dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat