Vdes 53-vjeçari që shkoi për t’u trajtuar në Spitalin e Pejës

Kronikë e zezë

Vdes 53-vjeçari që shkoi për t’u trajtuar në Spitalin e Pejës

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Sot rreth orës 09:35, ka vdekur një 53-vjeçar i cili ka shkuar për t’u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se viktima ka shkuar në spital me lëndime trupore.

“Sot në rreth orës 09:35, nga Emergjenca e Spitalit të Pejës, Policia është njoftuar se në spital ka arritur një person me lëndime i cili ka qenë duke u trajtuar nga stafi mjekësor. Policia ka shkuar në emergjencë, mjeku kujdestar e ka konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka shtuar se njësitë kompetente kanë shkuar në Emergjencë për të kuptuar rrethanat se si viktima është lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat