Caktohet masa e paraburgimit për djalin e pronarit të hotelit ‘Kaçinari’ në Prizren, dyshohet për rrahjen brutale për parking

Kronikë e zezë

Caktohet masa e paraburgimit për djalin e pronarit të hotelit ‘Kaçinari’ në Prizren, dyshohet për rrahjen brutale për parking

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Mosmarrëveshja për parking e futi në sherr djalin e pronarit të hotelit “Kaçinari” në Prizren. Hil Kaçinari, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor, po dyshohet për rrahjen e një 25-vjeçari nga Shqipëria, në parkingun e hotelit. Incidenti ndodhi pasditen e së martës dhe fillimisht i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes, por pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia arriti ta kap sot.

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për Hil Kaçinarin i cili dyshohet për rrahjen e 25-vjeçarit nga Shqipëria.

E ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se 25-vjeçari kishte parkuar veturën e tij në pronën e të dyshuarit, pa e ditur se e kujt është hapësira.

Kaçinari dyshohet se në përleshje e sipër ka goditur të riun me gur në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Kaçinari nuk është emër i panjohur për organet e rendit, pasi që ka qenë edhe më para në pranga për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat