Rrah nënën dhe vëllanë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Rrah nënën dhe vëllanë, arrestohet i dyshuari

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Të premten një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllanë e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimave dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor.

“Prishtinë 07.07.2023 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllanë e tij. Viktimave dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për bashkëpunim me qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat