Një person tenton t’i godasë me traktor dy roje pylli, ikën më pas nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Një person tenton t’i godasë me traktor dy roje pylli, ikën më pas nga vendngjarja

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:19
Ilustrim

Një person në Kamenicë ka tentuar dje që t’i godasë me traktor dy roje pylli.

Sipas policisë, i dyshuari në rimorkion e traktorit ka pasur të ngarkuara 3 metra dru.

Fsh. Moqare, Kamenicë 07.07.2023 – 01:33. Dy ankuesit meshkuj  kosovarë roje pylli, kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka tentuar që t’i godas me traktor.

Sipas ankuesve në rimorkion e improvizuar i dyshuari ka pasur të ngarkuar rreth 3 m³ dru. Ankuesit nuk kanë pësuar lëndime, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat