Dyshohet se u hodh nga ballkoni pasi vuante nga depresioni, policia po e heton vdekjen

Kronikë e zezë

Dyshohet se u hodh nga ballkoni pasi vuante nga depresioni, policia po e heton vdekjen

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:22
Ilustrim

Një qytetar i cili vuante nga depresioni, dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni i shtëpisë.

Sipas komunikatës për medie të Policisë, dëshmitarët-familjarë të të ndjerit, kanë deklaruar se viktima kohëve të fundit vuante nga depresioni dhe se dyshojnë se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

Prokurori i rastit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë dërguar viktimën për obduksion, derisa rasti po hetohet.

“Fsh. Rashiq, Pejë 07.07.2023 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar sipas dëshmitarëve (bashkëshortes, djalit dhe një kushëriri të viktimës) kohëve të fundit ka vuajtur nga depresion dhe dyshojnë se viktima është hedhur nga një ballkon i katit të dytë të shtëpisë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat