Sulmoi nënën dhe vëllain e tij, arrestohet prishtinasi

Kronikë e zezë

Sulmoi nënën dhe vëllain e tij, arrestohet prishtinasi

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e premte rreth orës 13:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.

Viktimave dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat