Dy persona lëndohen në një aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik

Kronikë e zezë

Dy persona lëndohen në një aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik i cili ka ndodhur në pasdites.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se në këtë aksident janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.

Veseli ka bërë të ditur se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat