Plas sherri te një market në Lipjan: 19-vjeçari godet brutalisht me dru një 46-vjeçar, e bën për spital

Kronikë e zezë

Plas sherri te një market në Lipjan: 19-vjeçari godet brutalisht me dru një 46-vjeçar, e bën për spital

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 07:27
Ilustrim

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpeshherë përfshihen edhe në përleshje fizike.

E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi te një market në fshatin Krojmir të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari 19-vjeçar pas një mosmarrëveshje me një 46-vjeçar, e ka goditur të njëjtin me një dru, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

Për shkak të plagëve në kokë, viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë arrestuar të dyshuarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 19-vjeçari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat