18-vjeçarja nga Obiliqi e denoncon burrin me të cilën bashkëjetoi: Më kërcënoi se do t’më vras

Kronikë e zezë

18-vjeçarja nga Obiliqi e denoncon burrin me të cilën bashkëjetoi: Më kërcënoi se do t’më vras

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 08:25
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një 18-vjeçare nga Obiliqi, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar për një kohë,

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për se viktima ka deklaruar se i dyshuari, për motive akoma të panjohura, e ka kërcënuar të hënën përmes telefonit, duke i shkaktuar shqetësim.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.I., i cili është nga Vushtrria dhe dyshohet se pas telasheve që ka pasur me viktimën, ka vendosur t’i qërojë hesapet duke e kanosur me vrasje.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe rasti është iniciuar rasti si “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat