Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

Kronikë e zezë

Dërgohet në mbajtje shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën “Arbën Xhaferi”

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin rrugor në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë mbeti e vdekur një grua, kurse u lënduan disa të tjerë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një mjet transportues apo kamion me një veturë.

Në njoftim thuhet  se drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.

Të lënduarit sipas njoftimit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK kurse trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për autopsi.

Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e  lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar  disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat