Aksident mes trenit dhe një automjeti në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Aksident mes trenit dhe një automjeti në Fushë Kosovë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një aksident mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur sot në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat