Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale "lëndim i rëndë trupor"

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale "lëndim i rëndë trupor"

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari e kishte sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari me inicialet A. M, 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Të gjitha veprimet  hetimore i  janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘’lëndim i rëndë trupor”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat