Një femër ikën nga shtëpia për të bashkëjetuar me një person në Rahovec

Kronikë e zezë

Një femër ikën nga shtëpia për të bashkëjetuar me një person në Rahovec

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar se një femër ka dalë nga shtëpia dhe e njëjta është duke bashkëjetuar me një person tjetër .

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima është rikthyer tek familja e saj.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe e njëjta është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima është rikthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat