Nuk i pëlqeu suksesi i djalit, burri nga Istogu kanos stafin e shkollës “Bajram Curri”

Kronikë e zezë

Nuk i pëlqeu suksesi i djalit, burri nga Istogu kanos stafin e shkollës “Bajram Curri”

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Istog, pasi dyshohet se e ka kanosur stafin e shkollës “Bajram Curri”.

Sipas policisë deri tek kanosja ka ardhur pasi i dyshuari nuk ishte i kënaqur me suksesin e djalit të tij me mësime.

Ai më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Shkolla Bajram Curri, Istog 12.07.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat