U ndaluan tri vetura në Leposaviq, kishin të ngarkuara 70 paketa me cigare

Kronikë e zezë

U ndaluan tri vetura në Leposaviq, kishin të ngarkuara 70 paketa me cigare

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Tri automjete, dy me targa vendore dhe një me targa suedeze u ndaluan mbrëmë në fshatin Koshtovë të Leposaviqit, në të cilat ishin të ngarkuara 70 paketa me 700 mijë filtera të cigareve.

Policia informoi se malli ishte sjellur një person nga Novi Pazari - Serbi deri në fshatin Soqanicë - Leposaviq.

“Njësiti policor ka hasë dhe ndaluar tri automjete, dy prej tyre me targa vendore dhe një me targa Suedeze me ngasës meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në automjete është konstatuar se kishin pas të ngarkuara 70 paketa me gjithsejtë 700.000 filtera të cigareve të cilin mall e kishte sjellë një person nga Novi Pazari - Serbi deri në fshatin Soqanicë - Leposaviq dhe më pas të dyshuarit e kanë ngarkuar në automjete me destinacion Mitrovicën.”, bëri të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit, dy automjete u sekuestruan dhe dorëzuan në doganë, kurse automjeti i tretë, së bashku me të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.

Rasti u cilësua si “Tregti e ndaluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat