Ekzekutoi shqiptarin në Selanik/ Autori po ashtu shqiptar, përdori makinën e bashkëshortes!

Kronikë e zezë

Ekzekutoi shqiptarin në Selanik/ Autori po ashtu shqiptar, përdori makinën e bashkëshortes!

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 09:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia greke është vënë në kërkim të ekzekutorit të shtetasit shqiptar Shpëtim Bajrami , i datëlindjes 1973, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë në rrugën Solonos 51 në Selanik.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes i cili po drejtonte automjetin nga u qëllua viktima.

Ai është shtetas shqiptar, ndërsa automjeti i markës “Pegueot” me targë NKN 5671, është pronë e bashkëshortes së tij Elena Thanas Kurti e datëlindjes 1975 dhe për të cilën nuk dihet për momentin nëse është gjendur në banesë për t’u marrë në pyetje prej agjentëve apo është në kërkim së bashku me bashkëshortin e saj, i cili është edhe autor i dyshuar i vrasjes.

Burime policore i thanë Top Channel se autori dhe viktima ndodheshin pak më herët në një lokal aty pranë ku edhe kanë debatuar. Në vazhdim viktima ka dalë i pari nga lokali dhe ndaloi te një pikë karburanti.

Autori ndaloi automjeti dhe sërish nisën të debatojnë.

Në vijim autori ka qëlluar nga brenda makinës me tre plumba mbi viktimën duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se konflikti ka nisur për një borxh të vjetër mes autorit dhe viktimës.

Policia greke ka bllokuar të tëra pikat dalëse të vendit në kërkim të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat