Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan, në afërsi të një shtëpie të pabanuar që ishte përfshirë nga zjarri

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan, në afërsi të një shtëpie të pabanuar që ishte përfshirë nga zjarri

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar, e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, të enjten në ora 13:33.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat