Arrestohen 7 persona për pengim të hetimeve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen 7 persona për pengim të hetimeve në Prishtinë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të enjten, pasi të njëjtit dyshohen për pengim të hetimeve në lidhje me një rast të fajdeve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, pesë telefona dhe 7500 Euro para të gatshme.

“Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar  shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 € para të gatshme. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat