Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Të enjten rreth orës 12:00, një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Shtërpcë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e personit në fjalë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Shtërpcë 13.07.2023-12:03. Viktima mashkull kosovar është gjetur  pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat