Ikën i mituri nga Qendra Korrektuese Edukuese në Lipjan

Kronikë e zezë

Ikën i mituri nga Qendra Korrektuese Edukuese në Lipjan

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i mitur me masë edukuese, me inicialet R. G, është larguar nga Qendra Korrektuese Edukuese Lipjan.

Sipas ShKK-së, i njëjti është shfrytëzues i rregullt i vikendeve dhe në vazhdimësi ka pasur sjellje të mira.

Ndërkaq, thuhet po ashtu se për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan është institucion i tipit të hapur, në të mbahen të miturit me masë edukuese korrektuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat