Vrasja e Saimes në Dragash/ Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj kunatës së saj

Kronikë e zezë

Vrasja e Saimes në Dragash/ Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj kunatës së saj

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:42
Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës Nazire Abdyli, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e njejta ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura Nazire Abdyli me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – motrën e bashkëshortit me të cilën ka jetuar në ekonomi të përbashkët familjare.

 Në atë mënyrë që më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës Saime Domazeti, e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të pandehurës Nazire Abdyli, në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, me një dru të ahut, me një pjesë të laminatit dhe me një copë dërrase të llamperisë, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundi e godet në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datë 26.12.2022  rreth orës 05:30 viktima S.D., vdes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat