Policia e Malit të Zi arreston shtetasin e Kosovës dhe SHBA sipas flet arrestit të UNMIK-ut

Kronikë e zezë

Policia e Malit të Zi arreston shtetasin e Kosovës dhe SHBA sipas flet arrestit të UNMIK-ut

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka njoftuar se është arrestuar H.B. (66) në aeroportin e Podgoricës me urdhër të UNMIK-ut, shtetas i Kosovës dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është në kërkim për të siguruar praninë e tij në procedurën penale që po zhvillohet ndaj tij me dyshimin për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit të rëndë, nxitjes së kryerjes së veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënies së vendimeve kundërligjshme gjyqësore dhe mashtrimi në detyrë, legalizimi i përmbajtjes së rreme, pastrimit të parave dhe veprës penale të evazionit fiskal, transmeton Paparaci.

I dyshuari H.B. nga viti 2006 deri në vitin 2016, ka marrë pjesë aktive në aktivitetet kriminale të një grupi të organizuar kriminal që dyshohet se e ka themeluar A.S., duke falsifikuar dokumente gjyqësore dhe noteriale, duke paguar ryshfet, si dhe duke u bërë pronar i disa tokave me identitet të rremë dhe duke bërë pastrim parash me qëllim që ilegalisht të bëhet pronar i tokës në pronësi shoqërore dhe private në Kosovë.

Gjykatësi hetues ka urdhëruar paraburgim ekstradues për H. B, ndaj pason komunikimi i mëtejshëm ndërmjet autoriteteve gjyqësore të Malit të Zi dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat