Suspendohen nga puna dy zyrtarë korrektues në Qendrën Paraburgimit në Gjilan

Kronikë e zezë

Suspendohen nga puna dy zyrtarë korrektues në Qendrën Paraburgimit në Gjilan

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:31
Qendra e Paraburgimit në Gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi të premten se ka suspenduar nga puna dy zyrtarë korrektues me inicialet J.V dhe F.Z.

Sipas njoftimit, dy zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  se zyrtarët korrektues, J .V dhe F. Z, punons në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit janë suspenduar nga puna“, thuhet në komunikatën për media.

SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare“, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat