Gjendet pa shenja jete një 83-vjeçar në Novosellë të Prizrenit

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një 83-vjeçar në Novosellë të Prizrenit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Një 83-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në fushat e fshatit Novosellë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tregoi se rasti është raportuar rreth orës 20:00, teksa viktima kishte dalë nga shtëpia në mëngjes.

Bytyqi theksoi se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Po, rasti është raportuar rreth orës 20:00. Nje mashkull 83 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fushat e fshatit Novosell, Prizren. I ndjeri kishte dalë nga shtëpia në ora 9:00 dhe më vonë ishte gjetur nga familjarët. Policia dhe prokurori kanë dalë në vend të ngjarjes”, u shpreh Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat