Rrahja masive në “Sfens Pub”, arrestohen pas disa muajsh dy nga të dyshuarit

Kronikë e zezë

Rrahja masive në “Sfens Pub”, arrestohen pas disa muajsh dy nga të dyshuarit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Konfliktet e ndryshme që eskalojnë në kanosje serioze e përleshje brutale shumë shpesh ndodhin edhe në kafeteri e restorante, duke cenuar kështu sigurinë. Për një rast të tillë që kishte ndodhur në muajin maj në lokalin “Sfens Pub” në Veri, Policia tek tash ka arritur të sigurojë prezencën e dy të dyshuarve.

Sinjalizuesi nga veriu ka bërë me dije se bëhet fjalë për R.Muzdalo dhe L.Simiç, të cilët janë përballur me denoncimin për rastin për të cilin dyshohen.

Muzdalo është kapur në kufi nga Policia e Kosovës, ndërkaq i dyshuari tjetër është vetëdorëzuar.

Rasti kishte ndodhur më 11 maj, kur në këtë lokal, ku ishin rreth 90 persona, një numër goxha i madh i tyre janë kapur mes vete për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë sulmuar njëri-tjetrin me shishe të ndryshme qelqi, karrige e tavolina dhe për pasojë të gjithë klientët kanë lëshuar lokalin, duke u larguar si pasojë e frikës.

Lidhur me rastin, ishte vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili pati  urdhëruar nisjen e hetimeve që çuan në zbulimin e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat